07:13 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Duhet të isha duke festuar, por duhet të merrem me fundërrinat”, revoltohet në ditën e lindjes Arbër Çepani

16:03 | 08/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjoba 40 milionëshe, Arbër Çepani në Fax News: Na trajtuan si trafikantë kokaine, punon si qeni nga mëngjesi në darkë dhe…

Pas një gjobe të “majme” që Hetimi Tatimor i vendosi në lokalin që e kishte hapur prej pak kohësh në Korçë, biznesmeni Arbër Çepani, i njohur për publikun dhe si fitues i një prej edicioneve të “Big Brother” ka nisur sagën e gjyqeve ndaj këtij institucioni. Sot në një postim në FB ai ka publikuar një foto nga gjykata me një mbishkrim të gjatë dhe plot mllef për ‘fundërrinat’ siç i quan ai që e detyrojnë të kalojë ditën e lindjes, ndryshe nga çdo të donte.

Postimi i plotë:

“8 Maj 2019. Gjykata Administrative Korçë. Duhet të isha duke festuar 32 vjetorin tim me familjarët dhe njerëzit e dashur por më duhet të kalbem seancave gjyqësore për të fituar të drejtën time! Asnjë surprizë! Kjo është Shqipëria që ne kemi lejuar, që ju ta bëni kështu! Sikurse pritej edhe Gjykata Administrative la në fuqi me pretendime krejtësisht qesharake dhe të pa bazuara ligjërisht, madje edhe të gënjeshtërta, vendimet e një fundërrine të shkrirë për abuzime si Hetimi Tatimor! Në Shqipëri drejtësinë duhet ta gjejmë vetëm tek Zoti! Nëse mendoni përsëri se do tërhiqem, ateherë dëgjoheni mirë edhe njëherë! Sa të kem jetë, nëse do jetë nevoja, deri në Strasburg do e kërkoj të drejtën time! Gjithësecilit prej jush, që ka abuzuar dhe po abuzon me ligjin, duke e përdorur atë për të sulmuar njerëz që s’do jenë kurrë si ju, nga pas do më keni! Sa më shumë të mendoni se po më fundosni, aq më shumë do të ngrihem nga ferri i errësirës tuaj! Shihemi në Gjykatën e Apelit! Zoti na teston të bëhemi më të fortë, duke na lënë të bashkëjetojmë në këtë tokë të bekuar bashkë me ju”, shkruan Çepani.

Pas

Gjykatësit po ‘bëjnë namin’, Xhafaj: Maxhoranca të qëndrojë larg bandave klienteliste

Para

Petrit Vasili: Disa të vërteta për tradhëtarët dhe kodoshët anti-Kosovë

Para
Dënimi i grupit të Emiljano Shullazit, Vasili: Ja problemi që doli në pah

Petrit Vasili: Disa të vërteta për tradhëtarët dhe kodoshët anti-Kosovë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.