Drejtori i OBSH për Europën dr. Hans Kluge, në një deklaratë të përbashkët me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se Shqipëria e kaloi mirë fazën e parë të pandemisë, por duhet të jemi shumë vigjilentë, për shkak se vala e dytë mund të jetë më goditëse.
Kluge tha se stafet mjekësorë janë shumë të lodhur për shkak të situatës kaq të gjatë që po vazhdon kjo pandemi, ndërsa shtoi se pandemia është duke njohur ditë pas dite vecc rritje të numrave.
“Në fazën e parë Shqipëria ja ka dalë shumë mirë për shkak të izolimit drastik të menjëhershëm, tani situata është njësoj si në vendet e tjera. Duhet të jemi shumë vigjilentë pasi në vendet që e kanë kaluar më lehtë fazën e parë, kanë pasur një goditje më të fortë në fazën e dytë.
Duhet të kemi kujdes sa i takon ambienteve të mbyllura, pasi mund të ketë një përzierje me gripërat, deri më tani numrat në shkolla janë të qendrueshme. Vigjilenca është shumë e rëndësishme, që të kujdesemi dhe për stafet mjekësore, ata po lodhen shumë, pasi pandemia ka disa muaj që po vazhdon. Ne kemi parë që kjo pandemi thjesht ka njohur rritje”, u shpreh Kluge.
Kluge tha se Shqipëria ka rritur numrin e testimeve dhe përmendi deksametazonin si ilac premtues për pacientët në gjendje të rëndë nga Covidi.
“Më e rëndësishmja, më duhet të them se Shqipëria ka 5 herë rritje në testim. Është element thelbësor në strategji, por jo vetëm testimi. Duhet bërë gjurmimi, karantinimi i personave të prekur dhe një paketë masash, maska, distance fizike, higjiena dhe pjesa kuruese.
Është e vërtetë që nuk kemi një kurë por një zhvillim të madh ishte deksametazoni për pacientët në gjendje të rëndë, shohim që vdekshmëria po ulet pra trajtimi tek personat në gjendje të rëndë ka pasur sukses. Duhen të gjithë hapat sepse shoh dhe në Belgjikë që një pikë të caktuar, sistemi nuk mund t’ia dalë se është tepër i rëndësishëm për të parë ku është burimi i infeksioni pastaj rrethi që të ndalohet.
Sic e kemi diskutuar me ministren, duhet kryer një testim i shpejtë sepse me testet e tjera merr pak kohë dhe është i rëndësishëm që OBSH të vazhdojë këtë koordonim sidomos me testimin e shpejtë, ndaj do të mundohemi ti sjellim sa më shpejt në Shqipëri”, tha Hans Kluge.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post