Brukseli rrezikon të përsërisë të njëjtat gabime që bëri me Qipron me atribuimin e fundit të Serbisë si “kryesues” për anëtarësimin në BE
Nga Majda Ruge
Lajmi i mirë që vjen nga Brukseli është që BE po e kalon lodhjen e zgjerimit dhe po rikthehet në lojë në Ballkanin Perëndimor.
Lajmi i keq është që BE seriozisht po i nënvlerëson manjitudat e sfidave politike dhe të sigurisë në rajon. Kjo bëhet veçanërisht e vërtetë në rastin e Bosnje Hercegovinës.
Strategjia e Komisionit në Balllkanin Perëndimor me shumë gjasa është që të identifikojë Serbinë dhe Malin e Zi si shtetet me shansin më të madh për t’iu bashkuar bllokut në 2025.
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, e ka përkufizuar këtë në termat “strategjisë së kryesuesit” duke përdorur argumentin e “garës së shëndetshme” për të justifikuar strategjinë që do të lejonte Serbinë të hynte në BE para Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës dhe Maqedonisë.
Një skenar i tillë është disa vite larg, ndërsa koha është në favor të BE-së për të reflektuar mbi qasjen e “kryesuesit”.
Vetë historia e BE-së na jep leksione të rëndësishme se çfarë ndodh kur një shtet fqinj lejohet të drejtojë politikat e BE-së mbi konflikte të pazgjidhura.
Merrni Qipron!
Para raundit të zgjerimit të vitit 2004, Greqia në mënyrë të përsëritur përdori veton e saj në Këshill për të çarmatosur politikën e anëtarësimit të Qipros në BE për shkak të ribashkimit të ishullit, duke iu hequr grekëve qipriotë nxitjen për të gjetur një zgjidhje.
Në Këshillin e Korfuzit të vitit 1994, Athina kërcënoi të mos ratifikonte pranimin e vendeve nordike dhe Austrisë në rast se Republika e Qipros (RoC) nuk do të përfshihej në raundin e pestë të zgjerimit.
Në 1995, Greqia kërcënoi të vërë veton ndaj bashkimit doganor me Turqinë nëse negociatat e BE-RoC nuk hapeshin; dhe në 1997/98, Greqia bllokoi një nismë franko-gjermane, e cila kërkoi një zgjidhje para përfundimit të negociatave të anëtarësimit në BE.
Pranimi i Serbisë në BE para Bosnjës dhe Kosovës do të prodhonte një dinamikë të ngjashme.
Kjo do ti lejonte Serbisë të përdorte pozicionin e saj në Bruksel për të diktuar politikat e BE-së sipas termave të saj.
BE duhet ta ketë parasysh mirë këtë ndërsa procedon me strategjinë për rajonin.
Presidenti i Komisionit Jean Claude Juncker tha më 9 janar se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhin çështjet dy palëshe para se të bëhen anëtarë të BE-së.
Politikat e anëtarësit në BE duhet të bazohen në njohjen e këtyre dinamikave dhe t’i adresojnë si kryesore.
Presidencës bullgare duhet t’i njihen meritat që e ka kthyer Balkkanin Perëndimor në prioritet, duke përfshirë dhe takimin e Samitit në Sofje në maj të këtij viti. Vëmendja e Washingtonit ndaj rajonit po rritet gjithashtu.
Ballkani Perëndimor konsiderohet një zonë ku SHBA-të dhe BE mund bashkëpunojnë në vazhdimësi, ndryshe nga fusha të tjera të çështjeve të jashtme ku po haset vështirësi.
Ndoshta kjo është dritarja e fundit e mundësisë për BE-në që ta drejtojë ashtu siç duhet politikën e saj për Ballkanin Perëndimor.
Vini Re: Ky shkrim është marrë me shkëputje nga Balkan Insight
Përgati në shqip: (B.S/Faxweb.al)
Discussion about this post