Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe harmonizimit të veprimeve të institucioneve për realizimin e masave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Ai u shpreh se Kuvendi është institucioni kyç që mund të sigurojë që të gjitha pushtetet të punojnë së bashku për këtë mision, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie
“Ka një institucion që mund ta bëj këtë dhe ky është Kuvendi, i cili është i vetmi që ka të drejtën dhe detyrën ti thërrasë të gjithë, madje dhe t’ju kërkoj dhe hesap, të bëj rezoluta, të ngrejë probleme, të kërkoj llogari. Ky është institucioni që procesi është i harmonizuar, transparent dhe ka elementin llogaridhënës të të gjithë institucioneve”, tha Rama.
Kreministri theksoi se ndërhyrjet në reformën në drejtësi duhet të kalojnë përmes BE dhe SHBA dhe se Partia Socialiste është e vetmja që mund të garantojë paprekshmërinë e saj.
“Në këto masa, reforma në drejtësi, paprekshmërinë e të cilës nuk e garanton as ambasada e SHBA, BE, apo të tjera, por e garanton Partia Socialiste. Në këto 855 masa, ka 41 masa që duhet të kryen, që do të thotë që dhe aty, do duhet të ndërhyhet. Çdo prekje e reformës në drejtësi në funksion të përmirësimit sa i përket detyrave të anëtarësimit, duket të kalojmë përmes BE dhe SHBA”, tha ai.
Edi Rama: Nëse ne dua që 885 masa që lidhen me shtetin e së drejtë, ku 59% të detyrave i ka pushteti gjyqësor dhe të drejtësisë, republika e Shqipërisë t’i realizoj me sukses, këtu nuk mund të diskutojmë fare, por te bimë dakord, që duhet të koordinohemi dhe të harmonizojmë veprimtarinë vendit që avancimi ynë drejt parfumimin të negociatave të jetë uniform.
Nuk ka asnjë rendësi në qoftë se qeveria avancon dhe një pjesë tjetër, nuk i bën të vetat në mënyrën dhe kohën e duhur. Cili është vendi dhe cili është institucioni në këtë vend që mund ti mbledh të gjithë rreth këtij misioni dhe që të sigurojë që qytetarët, që u shërbejnë të gjithë, të jenë të garantuar që asnjë institucion nuk i tradhton në pritshmëritë e tyre për ta parë Shqipërinë anëtarë në BE.
Ka një institucion që mund ta bëj këtë dhe ky është Kuvendi, i cili është i vetmi që ka të drejtën dhe detyrën ti thërrasë të gjithë, madje dhe t’ju kërkoj dhe hesap, të bëj rezoluta, të ngrejë probleme, të kërkoj llogari. Ky është institucioni që procesi është i harmonizuar, transparent dhe ka elementin llogaridhënës të të gjithë institucioneve. Shqipëria i ka tre pushtet e pavarura, legjislativi, ekzekutimi dhe gjyqësori, por kanë detyrimin të ndërveprojnë. Duhet të udhëhiqen që të arrijmë rezultatin.
Në këto masa, reforma në drejtësi, paprekshmërinë e të cilës nuk e garanton as ambasada e SHBA, BE, apo të tjera, por e garanton Partia Socialiste. Në këto 855 masa, ka 41 masa që duhet të kryen, që do të thotë që dhe aty, do duhet të ndërhyhet.
Çdo prekje e reformës në drejtësi në funksion të përmirësimit sa i përket detyrave të anëtarësimit, duket të kalojmë përmes BE dhe SHBA. Kështu ka funksionuar kur është bërë reforma në drejtësi dhe kështu do bëhet dhe më pas.