Gjyqtari i Apelit në Durrës, Izet Dushaj ka dalë para “Vetingut”. KPK vlerësoi kriterin e pasurisë, ku tha se gjyqtari zotëron një apartament në Tiranë të blerë për 60 mije euro.
Por nuk ka përputhje në deklaratat e pasurisë si dhe në të ardhurat që janë të paqarta dhe që sipas subjektit vijnë nga rrogat e tij dhe të gruas dhe nga shitja e shtëpisë në Tropojë.
Por KPK gjeti se gjyqtari ka konflikt interesi pasi nga kërkimet ka rezultuar se përdori makinën e një qytetari me inicialet A.H çështjen e të cilit e kishte gjykuar në 2006 për akuzën e vrasjes.
Gjyqtari tha se ka gjykuar shumë çështje, dhe makinën e mori pas viti 2010 dhe se ja kishte marrë një personi tjetër jo personit që kishte gjykuar.
“Sidoqoftë ajo çështje ishte rivendosje në afat dhe nuk e mbaj mend mbasi u zhvillua vetëm në një seancë”, pretendoi gjyqtari Izet Dushaj që këmbënguli se nuk ka konflikt interesi. Sa i takon dhurimit të 3 mijë paundëve nga një familjar me inicialet E.D, gjyqtari tha se kjo shumë ju dhurua në llogari bankare dhe në mënyrë të ligjshme.
Gjyqtari: Unë s’kam lëvizur kurrë jashtë shtetit. Kam 23 vjet s’kam vërejtje zoti është dëshmitar. Makinën ia kam marrë për përdorim F.B. dhe jo të zotit të makinës, atë nuk e kam njohur kurrë . Nuk e kam përdorur me akt përdorimi por thjesht e mora nga fqinji me inicialet F.B., ai e kishte marrë nga ai tjetri që dikur unë e kisha pasur në gjykim në vitin 2006.
KPK: Ju thoni keni dalë jashtë Shqipërie me këtë makinë, a ia keni dhënë dokumentet në kufi?
Gjyqtari: Shkoja në Tropojë dhe jepja lejen e qarkullimit në kufi që e kishte F.B jo A. L. siç doli nga ju. Jam gjyqtar i respektuar, më njohin të gjithë.
KPK: A ndiheni në konflikt interesi?
Gjyqtari: Jo nuk jam, as kam qenë. Duhet të më besosh , 25 vjet kam kaluar gjysmën e veriut në dorë kam kaluar gjyqe e situata të vështira, nuk e mbaja mend që kisha pasur çështje me A.L. në vitin 2006.
Gjyqtari : Kërkoj riçeljen e gjykimit administrativ dhe për dy kriteret e tjera , në të kundërt kërkoj konfirmimin në detyrë.
KPK: Seanca shtyhet në 23 shtator.