Neymar duket se nuk do të jetë pjesë e Barcelonës, të paktën sipas shkrimeve të fundit të gazetave spanjolle, braziliani do të transferohet në Francë tek PSG.
Pavarësisht raportimeve lojtari dhe babai i tij ende nuk e kaneë thënë asnjë fjalë nësë do të bëhet apo jo transferimi.
Situata e krijuar dhe rapotimet e fundit duket se e kanë acaruar edhe babain e futbollistit.
Sot ai ka mbërritur në Barcelonë, ndërkohë që sapo ka zbritur në Aeroport është ndeshur me gazetarët të cilët io kanë bërë pyetje rreth të ardhmes të birit të tij.
Ai në mënyrë shpërfillëse u ka kthyer përgjigje duke u thënë se duhet të mësoheni sit ë silleni, për transferimin nuk ka thënë asnjë fjalë dhe është larguar. (B.H/Shuplaka)