Një ngjarje e turpshme është pikasur nga policia Italiane gjatë një operacioni që çoi në pranga Maria Cristina Catalano, administratore e shtëpisë së kujdesit ndaj të moshuarve, Vincenza Bruno, 35 vjeçe dhe disa vartës për dhunë ndaj të moshuarve në një azil.
Dhunë në kufijtë e dhimbjes kanë pësuar të moshuarit në një azil pleqsh në Palermo të Italisë, ku rriheshin sistematikisht dhe kërcënoheshin me thyerje këmbësh nëse lëviznin, si e si që ata që presupozohet të kujdeseshin për to, të mos kishin kokëçarje.
Policia e Palermos, njoftoi sot se ka zbuluar këtë skandal dhe ka arrestuar gjashtë femra të cilat punonin në azil dhe paguheshin që t’u shërbenin të moshuarve. Zbulimi erdhi pasi policia kishte nisur një investigim të bazuar në të dhëna operative dhe vendosi përgjues vizivë në ambientet e azilit.
“Mos luaj vendit. Po lëvize, do të të thyej këmbët. Kështu do ta qepësh”, – dëgjohet në një prej sekuencave filmike nga kamera përgjuese që ishin vendosur në azil.
“Duhet të vdesësh, vdis”, – dëgjohet një tjetër femër e paskrupullt duke folur gjithë revoltë ndaj pleqve të gjorë që janë strehuar në azilin e ndodhur te rruga “Emerico Amari” në Palermo, raportojne mediat italiane.
Të arrestuarit janë Maria Cristina Catalano, administratore e shtëpisë së kujdesit ndaj të moshuarve, Vincenza Bruno, 35 vjeçe, ndihmës administratore, si dhe punonjëset Anna Monti, 53 vjeçe, Valeria La Barbera, 28 vjeçe, Rosaria Florio, 42 vjeçe dhe Antonina Di Liberto, 55 vjeçe. Të gjitha akuzohen për keqtrajtim në bashkëpunim dhe të përsëritur ndaj të moshuarve të pambrojtur.
Në videon më poshtë janë momentet kur hyn polciia në azil:
Gianluca Angelini, komandant i Policisë Financiare në Palermo, tha se e futën nën sekuestro azilin privat që tani do të administrohet nga strukturat shtetërore.