Olger Mustafës, 34-vjeçari, i arrestuar pasi më 17 janar të këtij viti ka vrarë me armë 30-vjecarin, Altin Balliu, ka dalë sot para gjykatës në Korçë.
Gjykata ka kërkuar shtyrjen e seancës me 10 ditë. Motra e Altin Balliut, në një prononcim për Fax News, ka deklaruar se po mundohet të vërë drejtësi, ndërkohë që prokurori e ka kthyer çështjen në favor të të pandehurit.
Sipas saj ky autor ka qenë në burg për vrasje dhe është lënë i lirë, ndërkohë që vëllain e saj e ka vrarë duke pirë kafe.
“Po mundohemi për të vënë, drejtësi. Gjykata mori vendimin të shtyhet edhe 10 ditë për arsye se nuk është i saktë hetimi. Gjykata thotë që janë disa rrethana ende të pqarta. Prokurori e ka kthyer çështjen në favor të të pandehurit, sikur ai është i pafajshëm.
Ky autor ka qenë njëherë në burg për vrasje, del prap dhe hyn prap dhe ky thotë në kushte të rënda psiqike.
Dua të vihet drejtësi, vëllai ka qenë pa faj fare. Të shkojë të pijë një kafe në Korçë dhe pastaj të dalë tjetri që është drogaxhi dhe ta vrasë.”- u shpreh motra e Balliut.
(M.Q/Faxweb.al)