00:26 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Duka i shkroi letër, Meta tre orë drekë me të (ZBARDHET BISEDA)

11:18 | 21/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Duka i shkroi letër, Meta tre orë drekë me të (ZBARDHET BISEDA)

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka drekuar për rreth tre orë dje me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka.

Ky takim vjen pas letrës që Duka i dërgoi Metës ku e ftonte që të dilte nga qeveria dhe të bashkëpunonte për krijimin e një qeverie teknike.

”Unë e kisha parapërgatitur letrën për shkak të datës 20 dhe i kisha dhënë një sinjal Metës në një intervistë të mëparshme. Aty i bëja thirrje Metës pikërisht për shkak të kushteve po kalojmë, për hatër të stabilitetit dhe zgjedhjeve të ndershme, meqë ai dikur ka dhënë edhe një shenjë të tillë që mund të tërhiqej për një qeveri teknike për të shmangur kontestimet”, tha Duka në një intervistë për ”Shuplakën”.

Në letrën drejtuar kryeparlamentarit Meta, ai e cilëson qeverinë teknike si një garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe një mundësi për t’i dhënë një tjetër hov procesit demokratik në Shqipëri.

“Qeveria teknike është një instrument politik që ju e keni artikuluar publikisht. Qeveria teknike është një garanci për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Qeveria teknike do të jepte një tjetër hov procesit demokratik në vendin tonë. Qindra mijëra qytetar kërkuan këtë në 18 shkurt. Le t’ju japim atyre këtë mundësi. Të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike, jo vetëm për të mbrojtur zgjedhësit dhe zgjedhjet, por për të hequr një herë e mirë nga ligjërata politike post zgjedhore foljen “vjedhje”. Nëse zgjedhjet do të organizohen me një qeveri sa më gjithëpërfshirëse, asnjë parti politike nuk do të ketë justifikime ose pretendime për rezultatin e 18 qershorit. Ky do të jetë edhe një rast i mirë për të dhënë një provë pjekurie politike të domosdoshme për procesin e integrimit evropian.”, shkruante Agron Duka në letër.(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: agron dukailir meta
Pas

Halimi: Rama mashtron për Vettingun, Parlamenti strehë e trafikantëve me 10 emra

Para

Merr Spray-n në dorë, çfarë fjale shkruan te çadra e demokratëve, përballë Kryeministrisë

Para
Merr Spray-n në dorë, çfarë fjale shkruan te çadra e demokratëve, përballë Kryeministrisë

Merr Spray-n në dorë, çfarë fjale shkruan te çadra e demokratëve, përballë Kryeministrisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.