Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka folur pas regjistrimit të aleatit, Partisë Demokratike në zgjedhje dhe marrëveshjes me PDK dhe LZHK për futjen e kandidatëve të tyre në listat e PD-së.
Duka është shprehur se do të garojë nën siglën e çdo partie vetëm kur të marrë garanci, duke theksuar se nuk ka pazare në kurriz të qytetarëve.
Ai po ashtu ka pohuar se negociatat me PD vazhdojnë ende.
“Kemi qenë përkrah PD për beteja të mëdha. Do jemi nën siglën e çdo partie vetëm kur të marrim garanci. Nuk bëjmë pazare me askënd në kurriz të qytetarëve. Parësore për ne janë qytetarët, jo karriget e deputetëve. PAA ka pretendime të larta në zgjedhje. Jemi ende në negociata me aleatin tonë PD”, -ka deklaruar Duka.
(M.D/Shuplaka)