15:17 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Duka në krah të Panuçit: Cikalleshi ka gabuar, trajneri i ri si De Biazi, nuk është keq me ulërimat

21:13 | 30/08/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Duka në krah të Panuçit: Cikalleshi ka gabuar, trajneri i ri si De Biazi, nuk është keq me ulërimat

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, Është në krah të trajnerit Panuçi për sa I takon përjashtimit të Cikalleshit.

Në një prononcim të dhënë për “SuperSport”, numri 1 i FSHF-së ka treguar edhe bisedën që ka pasur me sulmuesin dhe çfarë i ka kërkuar për të shlyer gabimin.

“Cikalleshi është një nga futbollistët që ka kontribuar goxha për këtë ekip, një djalë shumë i mirë, i disiplinuar që nuk ka pasur asgjë në të kaluarën. Unë kam komunikuar edhe pas atij vendimi të trajnerit dhe i kam thënë ‘Cike, këtë radhë ke gabuar, duhet të respektosh vendimet e trajnerit për të pushuar këto dy ndeshje dhe do të demonstrosh duke shënuar kundër Spanjës, do t’i shlyesh të gjitha’”, tha Duka.

Ai pret maksimumin nga skuadra në ndeshjen me Lihtenshtejnin, të cilin nuk e sheh si një kundërshtar të lehtë. “Kjo është një nga ndeshjet kualifikuese, për mua një nga më të rëndësishmet pasi kundërshtarin e radhës unë e konsideroj shumë të vështirë. Kështu që duhet të jemi të gjithë akoma më shumë të angazhuar dhe për të dhënë një mesazh të rëndësisë së madhe që ka motivimi i madh i skuadrës për këtë ndeshje.

Sot është e vështirë në futboll që të ketë kundërshtarë të dobët, pavarësisht se opinionet janë që ky apo ajo skuadër është me dobët. I dobët apo i fortë është ai që jep apo jo në fushë. Nëse nuk jep maksimumin, ne nuk është se kemi kualitete të jashtëzakonshme që mund ta fitojnë një ndeshje.

Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe mund ta arrijmë në rezultat pozitiv vetëm duke dhënë më shumë se 100%. Këtë duhet të bëjmë edhe këtë radhë, pastaj të mendojmë për Maqedoninë që është një tjetër histori më vete me gjithë specifikat që ka”, deklaroi ai.

I pyetur nëse sheh ndryshime mes Panuçit dhe De Biazit, presidenti nuk ka ngurruar t’i bëjë lavdet e para trajnerit të ri vetëm pas pak ditësh punë. “Nuk është se kam parë shumë specifika, por kam parë një lloj motivimi, një energji më shumë që uroj që ta transmetojë edhe skuadra më fushë. Me ulërimat nuk janë keq të dy, por nuk besoj se ulërimat të çojnë te fitorja. Aty të çojnë menaxhimi i mirë i situatave.

Të rinjtë e grumbulluar? Kam shumë dëshirë t’i shoh në fushë dhe aty të shohim sa mund të ndihmojnë ekipin në të ardhmen, shumë mirë që i është dhënë kjo mundësi”, deklaroi Duka.

(B.H/Shuplaka)

 

 

Etiketa: armando duka
Pas

Manaj transferohet në Spanjë, prezantohet tek Granada: Mundësi e madhe për mua

Para

4 shqiptarë vrasin biznesmenin dhe i plagosin djalin

Para
4 shqiptarë vrasin biznesmenin dhe i plagosin djalin

4 shqiptarë vrasin biznesmenin dhe i plagosin djalin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trup i pajetë gjendet në lumin Shkumbin, policia rrethon zonën pranë ish-Metalurgjikut

Tragjedi në Algjeri: Shembja e tribunës pas festimeve i merr jetën 3 personave, 81 të plagosur

Alarm në Dëshiran të Belshit: Gropa karstike pranë shtëpive, banorët kërkojnë evakuim

Përplasja te “Farie Hoti”/ KAS vendos të ndalojë Asllan Dogjanin nga ambienti i rinumërimit, kërkon ndërhyrjen e policisë për largimin e tij

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH-së, vetëm 2 nga 13 kandidatë me dokumentacion të plotë

Izraeli godet sërish në centralet bërthamore iraniane, bllokon rrugët e hyrjes në impiantin Fordow

Ndërhyrje nga ajri dhe toka, vijon aktive vatra e zjarrit në kodrat e Pilurit

Prezantohet portali e-Legjislacioni, Spiropali: Modernizon procesin legjislativ, rrisim transparencën

Dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i katërt në Gjirin e Lalëzit, vlerësim periodik i procesit

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet kundër mjeteve që shqetësojnë qetësinë publike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.