“Ky më shumë ka qenë një diskutim mediatik, nuk është se jemi ulur ta diskutojmë këtë gjë. Flitet për përfundimin por jemi vetëm në mes të edicionit, kemi edhe gjysmën përpara. Gjatë kësaj kohe do të mendojmë se çfarë do të bëjmë për të ardhmen, për përgatitjen e ekipit për eliminatoret e Europianit 2020”, tha Duka para gazetarëve.
“Nuk ka asnjë gjë konkrete, të menduar a diskutuar mes nesh dhe nuk besoj se është e vërtetë që ka një dëshirë të vërtetë të trajnerit për tu larguar nga Shqipëria. Por kjo do të jetë një pjesë e diskutimit mes nesh”, deklaroi numri 1 i FSHF-së.
Kombëtarja regjistroi vitin e kaluar një sukses historik, sepse për herë të parë arriti të kualifikohet në finalet e një Europiani. Këtë sezon ajo garon në grupin G kualifikues për finalen e Kupës së Botës që zhvillohet në Rusi në vitin 2018.
Por ecuria e deritanishme nuk ka qenë aq e mirë, pasi në katër ndeshje janë regjistruar dy fitore e dy humbje dhe ekipi ynë kuqezi renditet në vendin e katërt, pas Spanjës, Italisë dhe Izraelit, duke lënë pas vetes vetëm Maqedoninë dhe Lihtenshtejnit.
Më 24 mars Kombëtarja jonë do të luajë përballë përfaqësueses italiane në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos, me objektiv të madh për të dalë me pikë nga kjo përballje. Por kur po afron ora e këtij takimi, trajneri Xhani de Biazi ka trembur kuqezinjtë me një qëndrim jo të panjohur, por kësaj here të konfirmuar dhe serioz. Bëhet fjalë për një largim të pritshëm të tij në fund të këtij sezoni kualifikues, një largim thuajse i sigurt, madje tekniku po pret që tani dhe po shqyrton ofertat e ardhura në adresë të tij.
(M.D/ Shuplaka)