09:07 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duka: Superkupa e vështirë, ne konkurrojmë me projekt, ndërsa të tjerët me stadiume të gatshme

14:47 | 07/05/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Duka: Superkupa e vështirë, ne konkurrojmë me projekt, ndërsa të tjerët me stadiume të gatshme

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka inspektuar dje nga afër punimet në impiantin ku po punohet për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar.

Duka pasi ka parë pjesën e parkingut nëntokësor, si dhe punimet e deritanishme është shprehur se është e vështirë që të arrihet konkretizimi për finalen e Superkupës së Europës.

“Jemi këtu për t’i parë nga afër punimet dhe për të diskutuar disa ndryshime të domosdoshme që ky stadium të jetë sa më i pranueshëm për ndeshje ndërkombëtare. Të jetë sa më i pranueshëm për atë që ne kemi si objektiv, për të zhvilluar finale e Superkupës në vitin 2019 dhe të jetë një stadium që të jetë jo vetëm sportiv, por t’i japë pamje dhe bukuri kësaj zone. Jam shumë i bindur që në afatet e përcaktuara në kontratë me kompaninë ‘Albstar’ do ta përfundojmë brenda afateve. Shpresoj të jetë gati për finalen. Me kërkesë të UEFA-s do të ndryshojmë ndriçimin. Do të vendoset një sistem LED, që të jep mundësinë e një SHOW me drita para ose gjatë ndeshjeve. Për ta krahasuar, është një sistem si ai që është ndërtuar në ‘Juventus Stadium’”, tha Duka.

Përsa i përket finales së superkupës, Duka  u shpreh për një të përditshme se do të mundohet të plotësojmë të gjitha kërkesat që ka aplikimi për ta fituar të drejtën e organizimit të finales. 
“Realisht është një ndërmarrje e vështirë, një iniciativë e vështirë nga ne, sepse ne konkurrojmë me projekt, ndërsa të tjerët konkurrojnë me stadiume të gatshme. Janë 9 stadiume që kanë aplikuar dhe do mundohemi t’i bindim për finalen që do të arrijmë ta përfundojmë në kohë. Do të mundohemi të plotësojmë të gjitha kërkesat që ka aplikimi për ta fituar të drejtën e organizimit të finales. Në stadium është parashikuar që të ketë zyra për menaxhimin e stadiumit. Do të jenë të kësaj kompanie, e cila është një kompani më vete e federatës së futbollit me aksioner edhe shtetin”, përfundoi Duka. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: armando duka
Pas

KQZ: U përgatitëm për Kavajën, në përfundim të afatit do të shprehemi me vendim

Para

Çfarë po ndodh në Francë? Policia evakuon muzeun “Louvre”, para fjalimit të Macron

Para
Çfarë po ndodh në Francë? Policia evakuon muzeun “Louvre”, para fjalimit të Macron

Çfarë po ndodh në Francë? Policia evakuon muzeun “Louvre”, para fjalimit të Macron

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

Kreu i organizatës për migracionin thirrje BE-së: Shtoni dëbimet e migrantëve

I dënuar me vdekje për vrasje të dyfishtë, ekzekutohet 54-vjeçari në Florida, i teti në këtë shtet për 2025

Tiranë /Finalizohet operacioni “Fokusi”, kapet në flagrancë 31-vjeçari me armë zjarri

Vrasja e Renis Dobrës, ndalohen 2 autorët e dyshuar

Teherani: Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit

Krim brutal në Kaliforni, hajduti 22-vjeçar vret drejtuesen e American Idol dhe bashkëshortin e saj

Rrëmbehet një aeroplan i vogël në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit i paralizuar për një orë

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.