Vëllai i gazetarit Çim Peka, Avenir Peka, ka reaguar për lajmin e publikuar një ditë më parë nga televizioni “Top Channel”, se të paktën dy shtete të huaja janë përfshirë në destabilizimin e Shqipërisë.
“Foto nga sherbimet partnere. Une me Sasha Mijalkov ( Çim Peka ) ne Hotel Alexander Palace Shkup, duke bere Ballkanin lemsh.”, shkruan Avenir Peka, krahas një fotoje të publikuar në llogarinë e tij në Facebook ku shihet krahas të vëllait gazetar.
Për lajmin e djeshëm aludohet se bën pjesë edhe Avenir Peka, si shqiptari që është takuar me Damir Fazlliç dhe ish-kryespiunin maqedonas Saso Mihajllovski.
“Pak ditë më parë, portali i njohur LajmPress në Maqedoni njoftoi për nje takim mes Damir Fazlliç, ish-shefit famëkeq të shërbimit sekret maqedonas Sasha Mihajllov, njëkohësisht kushëri i Nikolla Gruevskit, si edhe një personi nga Shqiperia.
Lajmi bëhet i rëndësishëm pasi takimi është konfirmuar nga shërbimet e huaja inteligjente partnere me Shqipërinë. Nuk mund të thuhet me siguri nëse ky takim ka lidhje me çfarë po ndodh në Shqipëri, por qëndrimet e forta të qeverisë së Tiranës në mbështetje të platformës shqiptare e kanë acaruar jo pak Shkupin zyrtar.”, thuhej në kronikën e TCH. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post