14:07 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Dukej sikur ishin mbledhur në Mekë”, Goxhaj për protestën e opozitës: Silleshin 2-3 herë dhe pritej të shembej muri

17:23 | 17/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Dukej sikur ishin mbledhur në Mekë”, Goxhaj për protestën e opozitës: Silleshin 2-3 herë dhe pritej të shembej muri

Avokati dhe aktivisti i njohur Altin Goxhaj, gjatë një interviste në Televizionin Fax News foli për shtyrjen me tre ditë të festimeve për Ditën e Verës nga ana e Bashkisë Tiranë, për protestën e djeshme të opozitës si edhe për qëndrimin që ka mbajtur kjo e fundit për hedhjen masive të gazit lotsjellës për të shpërndarë protstuesit.

“Historia e 1 majit është bërë tipike për të krahasuar organizimin e Ditës së Verës për të festuar atë me 17 mars. Ka patur edhe vite të tjera kur edhe kur ka patur shi dita e Verës është bërë po atë ditë. Dita e Vërës është festuar edhe me shi edhe pa shi. Kush e përcaktoi se shiu përcaktoi festën, festa ka datën e vet. Shtyrja e datës nuk kishte të bënte me festën, sot u organizua një antimiting I madh, ku u detyrua çdo kush që punon në administratë sit ë ishin në kohën e Enverit ku ka ndryshuar dhetëm mënyra e mbajtjes së dorës. Atëherë njerëzit e mbanin dorën lart sot njerëzit e mbanin dorën poshtë. Dje ata që sot bëjnë sikur festojnë Ditën e Verës i helmuan fëmijët, gratë dhe pleqtë që merrnin pjesë në protestë” deklaroi Goxhaj.

Avokati Altin Goxhaj deklaroi në se në protestën e e ditës së djeshme të thirrur nga opozita, kishte abuzime të rënda me hedhjen e gazit lotsjellës për të shpërndarë protestuesit diçka që sipas tij ka pasoja të rënda shëndetësore.

Sipas Goxhajt, pavarësisht se kjo mund të përbëjë një rrezik të madh për shëndetin e njerëzve, Lulzim Basha ende nuk ka dërguar asnjë raport lidhur me këtë, pasi sipas është bërë qëllimisht.

“Gjatë ditës së djeshme në pak metra katrorë, pamë një fëmijë të vogël me një granatë gazi në dorë dhe katër të tjeras rrethe  rrotull tij. Imagjinoni se për çfarë situate bëhet fjalë. Gazi lotjellës përdoret vetëm kur përfundojnë të gjitha mundësitë e tjera, dhe kur ndodh kjo, mund të përdoret në një masë shumë më të kufizuar.

 Hedhja e ujit mbi një gaz në i cili krijon një pluhur i cili bie në kontakt me pjesët e organeve të brendshme të njeriut, ka pasoja shumë të rënda për shëndetin e njerëzve. Në qendrën tregtare u fut gazi brenda, dhe policia vijonte të hidhte gaz duke krijuar një situatë tepër të vështirë jo vetëm për kalimtarët por edhe për kalimtarët e zakonshëm.

Por çfarë ndodh, deri më tani Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë denoncim lidhur me këtë gaz helmues i cili ka vijuar të hidhet që prej protestës së 16 shkurtit, dhe ende nuk është ngritur asnjë padi. Ndërkohë, ky gaz ka prejardhje serbe, dhe nuk dihet në Rama e ka blerë përmes shpalljes së një tenderi, nëse po, pse nuk bëhet transparent, ose Rama e ka dghuratë nga Presidentit serb. Opozita nuk ka bërë asnjë raport dhe këtë e ka bërë qëllimisht”.

Goxhaj komentoi edhe mënyrën dhe qëllimin se si nisi protesta e opozitës me datë 16 shkurt që sipas tij ishte të provonte mitin për të mbledhur sa më shumë njerëz në shesh njerëz dhe për të rrëzuar Edi Ramën.

“Ai e ka organizuar protestën për të provuar mitin, se po ta mbledh popullin e rrëzojmë Edi Ramën, dhe kështu në çdo protestë thotë se protesta e radhës është finalja. Me 16 janar Rama ishte më i dobët se kurrë, dhe këtë e kishte falë studsentëve, por pas protestës së 16 shkurtit Rama ishte më i fortë se kurrë sepse tha se e përzura opozitën me gaz”.

Goxhaj foli edhe për mënyrën se si u helmuan protestuesit gjatë p[rotestës së ditës së djeshme përpara Parlamentit, duke thënë se pavarësisht se aty kishte të pranishëm njerëz të të gjitha moshave, opozita nuk e ndëshkoi hedhjen masive të gazit dhe nuk e denoncoi atë.

“Dje ishte një skenë e tmerrshme se si të shikojë fëmijë, gra, burra, djem, pleq që helmoheshin me gaz. Dhe opozita sërish nuk bëri asnjë raport popr del Gaz Bardhi që thotë se do të përgjigjen për gazin kur në të vijmë në pushtet”.

Goxhaj deklaroi se strategjia e Bashës për mënyrën se si e organizoi protestën ishte sikur kishin shkuar në Mekë, rrotulloheshin 2-3 herë dhe do të shembej muri.

“Pa dashur të them diçka provokuese sepse kam reapekt për çdo besim fetar, Basha e kishte organizuar protestën në mënyrë të tillë sa dukej sikur ishin mbledhur në Mekë, silleshin rreth e rrotur 2-3 herë dhe pritej se do të shembej muri. Kjo ishte diçka totalisht e pakuptimtë”, tha Goxhaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: altin goxhajgazi lotsjellesmeke
Pas

Taulant Balla: Lali Eri paska pas të drejtë, ata dje i kishim për të mos harruar çfarë përfaqëson Saliu, Luli, Mona

Para

Mediat e huaja në Tiranë, Paloka: Rama e di shumë mirë, janë instaluar dhe presin rrëzimin e tij

Para
Masat e Policisë për protestën, reagon ashpër Paloka: Kështu shpreson me të vërtetë të mbash karrigen?!

Mediat e huaja në Tiranë, Paloka: Rama e di shumë mirë, janë instaluar dhe presin rrëzimin e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 180 të vdekur në Gaza në 24 orët e fundit, për shkak të urisë

Kremlini reagon për herë të parë pas lëvizjes së nëndetëseve nga Trump: Duhet të jemi të kujdesshëm me retorikën bërthamore

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

Aksioni për lirimin e hapësirave në Tiranë, Rama: Vazhdojmë papushim, komentuesit të bëjnë durim

BE pezullon tarifat për SHBA, von der Leyen: Të shmangim provokimet, sa të mbyllet marrëveshja!

Dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri, identifikohet autori dhe procedohet penalisht

Thirrjet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, reagon Vjosa Osmani: Cenojnë frymën e bashkëjetesës! Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”- Tabaku: Duhen politika tatimore që ndihmojnë prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël

“Dhoma gazi për shqiptarët”- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut reagon ndaj thirrjeve antishqiptare: Nuk i vura re, por i dënoj!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.