Një dukuri e pazakontë ka ndodhur në Rusi. Liqeni Sakantsy është zhdukur nën tokë dhe supozohet se kjo është shkaktuar si pasojë e një fenomeni karstik. Mësohet se kjo ka ndodhur brenda një nate.
“Toka gërryese krijon vrima në zonën shkëmbore, duke çuar në zhdukjen e liqeneve dhe peshqve. Zona e gërryer ka gjasa të përmbytet sërish dhe liqeni do të shfaqet përsëri. Aktualisht, në vend të liqenit, është vetëm një vrimë”, tha Ivan Spasnikov, përgjegjës i burimeve ujore të këtij rajoni në perëndim të Rusisë.
Në Youtube është publikuar kjo video e cila tregon me pamje shumë të mira nga vendi ku më parë gjendej një liqen i madh i pasur me peshq. (J.V/Shuplaka)