Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, i ndodhur në Washington me ftesë të Komitetit të Kongresit të SHBA për ceremonitë e inaugurimit të Presidentit Trump, mori pjesë mbrëmë në darkën e organizuar nga komuniteti grekoamerikan për nder të Kryepiskopit Dhimitrios dhe në mirënjohje të anëtarëve të vetë që emërohen në pozicione të larta drejtuese në administratën e re dhe më konkretisht: Reince Priebus, shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë, George Gigicos, drejtor i protokollit të Presidencës si edhe Kongresmenit të njohur republikan Gus Billirakis.
Dule pati rastin të njihet nga afër me drejtuesit e lartë të administratës së re dhe t’u shprehë atyre urimet me te përzemërta për performance të suksesshme individuale sikurse edhe me gjere realizim të pritshmërive të qytetarëve amerikane nga Presidenca Trump.
Ndërkohë, objekt i bisedave të Dule me personalitetet e nderuara, ashtu edhe me Senatorë dhe Kongresmene të tjerë të pranishëm ne aktivitet, ishin situata politike në Shqipëri, funksionimi i shtetit të së drejtës dhe demokracisë, respektimi i të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe atyre te minoritetit etnik grek në veçanti si edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. (J.V/Shuplaka)