Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule deklaori nga protesta se kpartia e tij është bashkë me qytetarët në protestë për një motiv që është ai i garantimit të zgjedhjeve të lira e të pakontestueshme. Ai tha se qeveria teknike është e mundur vetëm me ndryshimin e raporteve aktuale në parlament, duke iu referuar kështu LSI-së. Ai tha se nëse kjo forcë nuk do të mbajë përgjegjësinë me kryeministrin Rama duhet të marrë një vendim në të mirë të vendit dhe shoqërisë.
“Kemi një motiv që ka sjellë të gjithë këta qytetarë sot për të protestuar. Motivi i garantimit të zgjedhjeve të lira, të barabarta dhe të pakontestueshme. Dua t’iu drejtohem kolegëve të PS-së, se kur bëhet fjalë për zgjedhjet në demokraci nuk mund të ketë standarde të dyfishta dhe nuk mund të kuptohen ata sot me heshtjen e tyre kur 4 muaj para zgjedhjeve nuk ka përfunduar reforma zgjedhore. Zgjedhjet e vitit 2015 me standarde më të ulëta se ato të 2013-ës. Për të mos folur për zgjedhjet e pjesshme në Korçë apo në Dibër. Qeveria teknike nuk është dëshirë por domosdoshmëri, në kushtet kur askush nuk beson më. Kjo reflektohet edhe në sondazhet e pakontestueshme siç ishte ai i BERZH se vetëm 24% e shqiptarëve mendojnë se do ketë zgjedhje të ndershme. Qeveria aktuale pavarësisht se ka maxhorancën në parlament, në shoqëri tashmë është minorancë”, tha Dule.
I peyetur nga gazetari i “News 24” për qëndrimin e LSI-së e clia sot nuk ka reaguar fare ai u shpreh: Ne nuk mund të merremi me LSI-në, është në të drejtë të tyre të marrin vendimin që mendojnë se është në të mirë të vendit dhe shoqërisë. Forcat opozitare janë të detyruara t’i prijnë një lëvizjeje popullore. (J.V.Shuplaka)