19:38 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dule thirrje ndërkombëtarëve: Hienat e frymëzuara nga Rama po hakmerren ndaj komunitetit grek

14:16 | 13/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vangjel Dule sfidon Ramën: Kërkoje pak këtë termin në fjalor

Në një deklaratë për mediat, PBDNJ dega e Himarës ka theksuar se klima paraelektorale sikundër edhe në të kaluarën përdoret nga segmente të emërtuara për reperkusion hakmarrës ndaj komuniteteve të panënshtruara në planet ogurzeza okulte të pushtetit të Ramës dhe klikës së tij qeverisëse”.

Në deklaratë theksohet se hienat e pushtetit të frymëzuara nga retorika nacionaliste e Kryeministrit dhe në procedura legale të dyshimta, të realizuara në bodrumet e këmbimeve okulte të politikës me interesa të errëta ekonomike, i janë mësyer këto ditë dhe për të disatën herë, Himarës.

 

DEKLARATA:

Hienat e pushtetit të frymëzuara nga retorika nacionaliste e Kryeministrit dhe në procedura legale të dyshimta, të realizuara në bodrumet e këmbimeve okulte të politikës me interesa të errëta ekonomike, i janë mësyer këto ditë dhe për të disatën herë, Himarës.

Jemi të sigurtë, prandaj dhe denoncojmë me forcë se të gjitha ndërhyrjet gjoja urbanizuese apo zhvilluese në thelb kanë terrorizimin me qëllim nënshtrimin dhe asimilimin e popullsive autoktone sipas inskenimeve më të rrezikshme për kohezionin shoqëror të vendit.

Konkretisht dhe nën justifikimin e përhershëm se u thirrën nga organet “kompetente” të bashkiakë, IKMT, po i njëjti organ që rrëzoi me bujë Kishën e Shën Athanasit, por sot nën drejtimin e një force qartazi antihelene, sikundër PDIU, u paraqit dje, e Hënë, 12 Qershor, në zona të Dhërmiut për të dëbuar nga tokat e të parëve të tyre mëse 15 familje autoktone.

Është një akt vandal i motivuar nga subkoshenca nacionale i organeve ekzekutive të shtetit që për vete është nën ndikimet e një Kryeministri totalisht të paragjykuar për popullsitë e atyre trevave, Minoritetit Etnik Grek ne pergjithesi, historinë dhe destinacionin e tyre.

Njëherësh dhe pavarësisht reagimit të shoqërisë vendase, faktorit ndërkombëtar dhe autoriteteve të pavarura të shtetit për planin e rregullimit të qendrës së Himarës, në shkelje të legjislacionit dhe abuzim me pronat private të banorëve, me pretekstin e krijimit të ambienteve shkollore gjithashtu cënohet pronësia e familjeve aty.

Si në rastin e shembjeve të objekteve ambulante të banorëve të Dhërmiut në Draleo edhe ato të qendrës së Himarës, asnjë njoftim paraprakt dhe mirëkuptim nuk është kërkuar nga qytetarët.

Klima paraelektorale sikundër edhe në të kaluarën përdoret nga segmente të emërtuara tashmë për krijimin e faktit të kryer por edhe për reperkusion hakmarrës ndaj komuniteteve të panënshtruara në planet ogurzeza okulte të pushtetit të Ramës dhe klikës së tij qeverisëse.

PBDNJ-OMONIA (dega e Himarës) vijon me denoncimin rast pas rasti dhe informimin e opinionit ndërkombëtar sesi metoda makiaveliste duke parashtruar gjoja plane rregulluese dhe zhvilluese shndërrohen në instrumenta për të sfumuar pjesëmarrjen e komuniteteve lokale në përfitimet nga veprimtaria ekonomike e bazuar kjo në të drejtën e tyre historike dhe pronësore në zonë.

Kërkohet ndërhyrje e menjëherëshme e faktorit ndërkombëtar për të ndaluar veprimet abuzive të Qeverisë dhe segmenteve parashtetërore për të paraprirë acarimit të mëtejshëm, të panevojshëm dhe jo të dobishëm të situatës. (J.V/Shuplaka)

Pas

Kërkoi pafajësi për vrasjen e Lamajt, Gjykata e Lartë lë në burgim të përjetshëm Arben Frrokun

Para

Grizman vendos më në fund, nënshkruan kontratën e re

Para
Grizman vendos më në fund, nënshkruan kontratën e re

Grizman vendos më në fund, nënshkruan kontratën e re

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani ngre flamurin e kuq, sinjal për hakmarrje pas sulmeve izraelite

Mali i Zi përgjigjet Vuçiç: Mbështetja për Kosovën nuk është kundër Serbisë

Sulmet ajrore izraelite në Liban, mes të vrarëve! Reagon Shtëpia e Bardhë: Vdekja e tij është një tragjedi

“U përpoqa ta shpëtoja Iranin”/ Trump: Nuk jam i sigurt nëse bisedimet do të mbahen…

Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njoh pavarësinë e Kosovës

Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy anglezët

Iran, ngrihet flamuri i kuq në xhaminë kryesore. Sinjal për hakmarrje pas sulmeve të Izraelit

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

Anulohen të gjitha fluturimet nga Izraeli në Shqipëri, Tel Avivi sugjeron 5 masa emergjente

Precizion i lartë dhe sulm i sofistikuar! Komandantët iranianë u vranë teksa flinin në krevat, në dhomën e gjumit!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.