09:10 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Duma ruse: Hetime ndaj 3 mediave botërore, 2 prej tyre me shërbim në shqip

08:19 | 18/03/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Duma ruse: Hetime ndaj 3 mediave botërore, 2 prej tyre me shërbim në shqip

Beteja mes SHBA-së dhe Rusisë është kthyer edhe në një luftë të vazhdueshme me mediat. Dhoma e ulët e Parlamentit të Rusisë ka urdhëruar fillimin e hetimeve nëse puna e Radios Evropa e Lirë, Shërbimit rus, Zërit të Amerikës dhe CNN-it është në përputhje me ligjet e Rusisë.

Hapi i Dumës shtetërore erdhi disa ditë pasi një senatore e SHBA-së Jeanne Shaheen demokrate nga Neë Hampshire paraqiti ligjin që do t’i mundësonte Departamentit të drejtësisë për të hetuar shkeljet e mundshme të Aktit të Regjistrimit të agjentëve të huaj nga RT, një rrjet i lajmeve i mbështetur nga Rusia.

Nisma ruse u prezantua nga Konstantin Zatulin, një anëtar i Partisë Rusia e Bashkuar të Presidentit Putin, që mbanë shumicën dërrmuese në Dumë.

I miratuar nga ligjvënësit të premten, ky hap e udhëzon Komitetin e Dumas për politikat e informimit të hetojë përputhshmërinë me ligjet ruse të punës së VOA, CNN dhe Radios Evropa e Lirë, shërbimi rus, i njohur si Radio Svoboda.

Zatulin e ndërlidhi konkretisht këtë hetim me ligjin e Shaheen, duke cituar vlerësimet e shërbimeve amerikane të informimit se RT në SHBA është shfrytëzuar si pjesë e një fushate të drejtpërdrejtë të Kremlinit për shfrytëzimin e ndikimit publik me qëllim të mbështetjes për presidentin amerikan Donald Trump gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Edhe RT dhe Kremlini i kanë hedhur poshtë akuzat.
Radion Evropa e Lirë dhe VOA mbikëqyren nga Bordi i Guvernatorëve për Transmetim (BBG) një agjenci amerikane që mbikëqyrë transmetimin civil të operacioneve mediatike.

VOA është një entitet federal, ndërkohë që Radio Evropa e Lirë është një organizatë private jofitimprurëse që financohet me fondet e Kongresit amerikan

CNN u gjet nën akuza të Moskës për mënyrën se si ka përcjellë përfshirjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe lidhjet ndërmjet bashkëpunëtorëve të Trumpit me zyrtarët rusë.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, më herët gjatë muajit ka akuzuar këtë rrjet ndërkombëtar televiziv me seli në Atlanta, me të njëjtin fjalor që përdor edhe Donald Trump se janë “lajme të rreme”. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: Dumaradio e lirerusi
Pas

FOTOT/ 17 resortet më të mira për 2017, ëndërr që të ishit në njërin prej tyre

Para

Gena i përgjigjet Lori Hoxhës: Është një vajzë flori…

Para
Gena i përgjigjet Lori Hoxhës: Është një vajzë flori…

Gena i përgjigjet Lori Hoxhës: Është një vajzë flori...

Discussion about this post

 



Të Fundit

DASH: Ambasada e SHBA-së në Jerusalem do të mbyllet përkohësisht!

Avionë çekë dhe sllovakë evakuojnë 181 persona nga Izraeli

Analiza e BBC: Rusia i frikësohet një humbjeje tjetër në Lindjen e Mesme nga konflikti i Iranit me Izraelin

Merz: Në Iran është një regjim terrori, duhet të mbarojë

Rriten tensionet/ Udhëheqësi Suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja fillon

Pamje mahnitëse nga Ujëvara e Kryeziut në Fushë-Arrëz, Rama: Mes freskisë së ujit dhe bukurive të natyrës

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Pogradec/Goditet një tjetër rast i kriminalitetit të rrezikshëm: Arrestohet një shtetas me precedent penal, gjatë operacionit policor të koduar “Cold Hand”

Të shtëna me armë në Greqi, vritet ish-zyrtari

Izraeli: Kemi sulmuar një objekt për prodhimin e centrifugave për pasurimin e uraniumit në Iran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.