Ka pasur debate sot në Komisionin e Shëndetësisë mes deputetes demokrate Grida Duma dhe kolegeve socialiste.
Duma duke iu drejtuar koleges së PS-së Adelina Rista, u shpreh se ajo po shpërdorohet duke mbrojtur ministër pas ministri.
Duma i referohej këtu skandalit të fundit të përgjimeve ku implikohet vëllai i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.
Duma: A e kuptoni që ju flisni brenda tre orësh për ekspertizë, duke i marrë rolin Prokurorisë. Fakti është aty dhe faktet flasin përtej nesh, njerëzit na dëgjojnë me mendje dhe me shpresë.
Unë ju them se në komunikimin publik kam parë vetëm atë zonjën atje që mbron ministër pas ministri. Unë shpresoj që të mos ta rrimerrni më fjalët, pasi ju shoh të shpërdoruar. Në mazhorancë ka individë kamikazë.
Rista: Askush nuk ka marrë në mbrojtje këtu krimin dhe drogën, po jemi kundër shpifjeve.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post