Sot në studion e Faxnews ka qenë gazetari Elvis Myrta për të folur në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK Altin Dumani.
Pas emrit të Dumanit tha Myrta janë disa dosje shumë të bujshme e të nxehta, si ajo e Gërdecit, apo edhe te zbardhja e vrasjes së Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Ndërkohë më tej gazetari shtoi se gjatë prezantimit të tij sot në krye të SPAK, Dumani premtoi edhe bashkëpunim me BKH. Sipas tij 3 vite nga krijimi, SPAK nuk i ka arritur pritshmëritë për shumë arsye.
Myrta: Edhe ambasadorja amerikane ka bërë një reagim ku thelbi ka qenë që politika duhet të rri larg kësaj përzgjedhjeje. Ditën e sotme u prezantua drejtuesi i ri i SPAK, i cili do të drejtojë një nga institucionet më të rëndësishme ne vend.
Kemi një drejtues të ri, një prokuror karriere, ka pasur dosje të shumta. Ka drejtuar prokurorinë e Tropojës në vitet 2000, kur e dimë se në ca situate ka qenë, ku vetë shteti nuk hynte dot në Tropojë. Kreu disa arrestime dhe zbardhi disa ngjarje kriminale.
Një dosje e bujshme është ajo e Gërdecit, ka qenë Dumani që ka kërkuar 3 burgime të përjetshme. Ai e njeh mirë SPAK. Ka qenë zv drejtues i kësaj prokurorie gjatë këtij 3 vjeçari dhe është një prokuror që ka dosje të nxehta dhe të bujshme, si dosjen e operacionit “Plumbi i artë” , ku dëshmitë e Nuredin Dumanit, sollën 14 të arrestuar dhe 14 të tjerë në kërkim. Kemi edhe zbardhjen e dy atentateve në vitin 2005, te Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Presim që puna e Dumanit të vijojë edhe në këtë 3 vjeçar.
Një tjetër pikë interesante eshtë se premtoi një bashkëpunim me BKH dhe me drejtuesen e saj. Pas gati tre vitesh që SPAK është ngritur Aida Hajnaj ka qenë prezente sot. Dumani do të ketë edhe rolin e një administratori në SPAK, se të gjitha dosjet do të kalojnë te ai për tu firmosur. Ai ka thënë se do jete vete pjese e grupeve hetimore. Për 2 dosje nuk do të terhiqet, për dosjen “Plumbi i artë” dhe për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Pritshmëritë janë të larta te ky prokuror.
Kraja ka marrë 3 vite më parë SPAK por ka pasur disa problematika edhe pse qytetarët kanë pasur shumë pritshmëri. Fillimisht ka pasur probleme se e ka nisur me 8 prokurorë. Pati edhe probleme si pandemia, një shkëputje të realitetit, zvarriti punën e SPAK. Por sërish gjatë këtyre 3 viteve , pavarësisht këtyre problematikave nuk i ka arritur pritshmëritë e saj. Kemi dosjen e sterilizimit, nuk kemi asnjë person të marrë në hetim, dosjet e Gërdecit.
SPAK duhet të jetë më e hapur me mediat, jo pas asaj shprehjes sekret hetimor. Nuk është sekret nëse është në hetim apo jo. Duhet të jetë transparente me njerëzit. Qytetarët sot janë të zhgënjyër. SPAK ka nevoje që korrupsionin ta mbylli në këtë vend.
Discussion about this post