17:28 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Durim Bami, dy zgjedhje për të dalë nga qelia: Dubai kërkon garanci pasurore, ose të firmosë deportimin në një shtet të sigurt

10:08 | 01/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Durim Bami, dy zgjedhje për të dalë nga qelia: Dubai kërkon garanci pasurore, ose të firmosë deportimin në një shtet të sigurt

Durim Bami, një nga emrat e botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon të qëndrojë në një burg në Dubai, në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore. Arrestimi për herë të dytë i Bamit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është motivuar nga autoritet policore të këtij vendi, si thyerje e kushtit të garancisë për tu paraqitur vullnetarisht në rajonin policor.

Sipas burimeve, Durim Bami, ka refuzuar t’i përgjigjet tre E-Maileve të dërguara në adresë të tij nga Policia e Dubait, të cilët kërkonin paraqitjen vullnetarisht të tij në rajon. Ndaj nisur nga ky refuzim, Bami është ndaluar në mes të rrugës teksa ndodhej duke ecur me familjen e tij.

Teksa është përballur në gjykatë me këtë situatë të krijuar për shkak të mos përgjigjes ndaj tre kërkesave të dërguara përmes postën elektronike nga policia, Durim Bami, është mbrojtur se nuk ka kuptuar gjuhën dhe qëllimin e dërgimit të tre E-maileve të dërguara. Por sërisht gjykata ka vendosur të lerë në burg, megjithëse Durim Bami, ka kërkuar të mos ekstradojnë apo deportojnë në Shqipëri, pasi në këtë shtet i rrezikohet seriozisht jeta, për shkak të 16 personave që kërkojnë ta vrasin.

Tashmë çështja kundër të “fortit” të Niklës ka mbetur në derën e Gjykatës. Durim Bami, duket se është përballë një zgjedhje për të firmosur deportimin e tij nga Dubai në një shtet tjetër ku ai e ndjen veten i sigurt ose të vendosi një garanci financiare në një bankë në Dubai, me qëllim lirimin e tij nga qelia.

Disa ditë më parë, mbrojtësit e të shumë kërkuarit nga prokuroria e posaçme SPAK, thanë se Bami, ju ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri. Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes “Metamorfoza” (Procedimi Nr. 9 dhe Procedimi Nr.59) ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eliminimin të tij dhe kanë qëlluar me armë kundër tij.

Ky është ndalimi i dytë i Durim Bamit në Dubai. Arrestimi i Durim Bamit, është kryer në datën 21 Tetor 2024, fiks në ditën kur në Tiranë u prangos ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Metaj. Policia ka arrestuar Bamin teksa ndodhej në rrugë. Herën e parë ai u ndalua për llogari të SPAK-ut në muajin qershor 2024, pasi prokurorët e posaçëm, kishin lëshuar në muajin maj një mandat arresti si i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS-së në Lezhë, Arben Ndoka, si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinajt, Erigers Mihasin dhe Hektor alias Tori Xheçuka.

Etiketa: Durim Bamiilir metapolicia
Pas

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri paraqitet sot në SPAK

Para

“Bashkëpunoi me një shtet të huaj”/ Gjykata ruse dënon me rreth 5 vite burg ish-punëtorin e konsullatës amerikane

Para
“Bashkëpunoi me një shtet të huaj”/ Gjykata ruse dënon me rreth 5 vite burg ish-punëtorin e konsullatës amerikane

“Bashkëpunoi me një shtet të huaj”/ Gjykata ruse dënon me rreth 5 vite burg ish-punëtorin e konsullatës amerikane

Discussion about this post

 



Të Fundit

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.