Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë reaguar me shpejtësi pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sukth, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar brenda pak orësh.
Rreth orës 20:45 të datës 25.05.2025, në aksin rrugor “Sukth–Vadardhë”, shtetasi D. M., 42 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se aksidentoi këmbësorin B. D., 54 vjeç, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën intensive hetimore, duke bërë të mundur:
- Identifikimin
- Kapjen
- Arrestimin e drejtuesit të automjetit, brenda rreth 3 orësh nga momenti i aksidentit.
Po ashtu, automjeti i përdorur në aksident u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale.
Shtetasi i dëmtuar, B. D., 54 vjeç, ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.