Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë të një punonjëse policie, shtetases me iniciale O.B. Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:35 në në lagjen nr 17/1, në Durrës, të mbrëmjes së djeshme.
Në oborr ishte parkuar automjeti tip ‘Audi’, i cili është në pronësi të punonjëses së policisë. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla material, dhe panik te familjarët që kanë qenë në banesë në ato momente.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.