Pas zjarrit që përfshiu banesën e të moshuarës në lagjen 5 në qytetin e Durrës, ka folur edhe fqinji që e shpëtoi. 62 vjeçari i identifikuar nga policia si shtetasi A.Sh, është shprehur se ka hyrë në banesën e 83 vjeçares, ku edhe e ka shpëtuar atë.
Përveç asfikskimit, 83 vjeçarja ka marrë djegje edhe në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Tiranës për ndihmë të specializuar.
Ndërkaq dyshohet se zjarri ka ardhur nga shpërthimi i një bombole gazi, ndërsa flakët nuk janë përhapur në banesat e tjera.
(J.D/Faxweb.al)