Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar një shtetas 38-vjeçar, i cili tentoi të kontrabandojë në Shqipëri 116 celularë dhe 18 shishe me verë, pa i deklaruar siç parashikohet me ligj.
Në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme dhe operacionit “In”, shërbimet e Policisë Kufitare kryen kontrollin e një kamioni që drejtohej nga shtetasi R. A., banues në Devoll, në hyrje të Shqipërisë. Gjatë kontrollit, u gjetën 116 celularë dhe 18 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara dhe pa fatura blerjeje.
Shtetasi R. A. dyshohet se kishte për qëllim t’i fuste mallrat në territorin shqiptar pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin. Pas veprimeve të mëtejshme hetimore, ai u arrestua në flagrancë dhe mallrat, së bashku me kamionin, pasaportën dhe celularin e të arrestuarit, u sekuestruan si prova materiale.
Ky është një tjetër sukses i operacioneve të Policisë Kufitare për luftimin e kontrabandës dhe paligjshmërive në kufi.