Një firmë private është grabitur në Xhafzotaj të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në Xhafzotaj, ku persona të paidentifikuar, janë futur në një nga zyrat e një firme, ku kanë marrë një sasi lekësh.
Grabitësit kanë dëmtuar kasafortën e subjektit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gjithashtu janë sekuestruar pamjet filmike të firmës dhe subjekteve përreth.
(M.Q/Faxweb)