Covid-19 nuk ka kursyer as zonat rurale të Durrësit ndërsa së fundmi janë konstatuar dy raste të reja në zonën e Arapajt dhe atë të Rrashbullit.
Përgjigjet kanë dalë pas analizave të bëra për 13 tamponë, ndërkohë në zonën e Krujës nga 34 tamponë që janë analizuar, 8 persona kanë rezultuar pozitiv.
Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi për një numër sërish në rritje të personave të prekur me Covid-19, ku nga 347 testime kanë rezultuar pozitiv 67 raste.
Ndërkohë që vijon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive.
Një ditë më parë, Faxweb.al raportoi mbi burimet se në Infektiv, gjatë paradites ka pasur 17 shtrime të reja. Po sipas të njëjtave burime, kapacitetet në spitalin Infektiv janë drejt ezaurimit, ndërkohë që Ministria nuk jep detaje për specialistët që do të shërbejnë në strukturat e reja COVID-19, ndërsa në Shqipëri ka gjithsej 60 infeksionistë (lexo lajmin)
(F.GJ/FAXWEB.AL)