Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases M.Zh. 41 vjeçe, banuese në Tiranë.
Procedimi penal për 41 vjeçaren nisi pas një denoncimi në Komisariatin Dixhital për ndotjen e detit.
Pas kontrollit nga policia, afër grykderdhjes së kanalit ujëmbjedhës të Hidrovorit në fshatin Hamallë, Sukth u konstatua se një firmë ndërtimi, punimet zbatuese të së cilës drejtoheshin nga shtetasja M.Zh, po gërmonte e pastronte kanalin duke i hedhur ujërat e pastrimit në det dhe duke e ndotur atë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti që shërbente për gërmimin dhe dokumentacioni i firmës së ndërtimit.
Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës duke referuar materialet për veprën penale “Ndotja e ujërave” parashikuar në nenin 203 të Kodit Penal.
(M.Q/Faxweb)