Një grabitje me armë dhe me maska ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit. Fax News raporton se dy persona të maskuar kanë hyrë në argjendari dhe kanë grabitur argjendarinë në pronësi të Gj . Ngresit.
Mësohet se në momentin e ngjarjes në argjendari ndodhej vetëm shitësja.
Pasi kërcënuar me armë punonjësen dhe morën sendet me vlerë, autorët u larguan me shpejtësi.
Menjëherë, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve.
(M.Q/Faxweb)