Mbrëmjen e sotme një 50-vjeçar i sëmurë me problem mendore dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin R.S., 53 vjeç , në qytetin e Durrësit i cili u transportua në spital.
Një njoftimin e Policisë thuhet se pas marrjes së njoftimit u nisën menjëherë për në vendngjarje. Gjatë rrugës një patrullë e Policisë që qarkullonte me motorr është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi E.Sh., 45 vjeç.
Ndërkohë bëhet e ditur se punonjësit e Policisë u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i mjetit me të cilin ndodhi aksidenti u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Policia njofton se është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar i plagosjes me thikë.
Informacion paraprak
Më datë 30.04.2019, rreth orës 19:00, në lagjen Nr. 9, shtetasi I.P., 50 vjeç, i sëmurë me probleme mendore, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin R.S., 53 vjeç , i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit u nisën menjëherë për në vendngjarje. Gjatë rrugës një patrullë e Policisë që qarkullonte me motorr është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi E.Sh., 45 vjeç.
Punonjësit e Policisë u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë u kap dhe shoqërua në Komisariat autori i dyshuar i plagosjes me thikë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post