10:52 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Durrës/ Policia kontrollon nivelin e zhurmave në zonat turistike, asnjë shkelje e konstatuar

10:34 | 23/06/2025
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Durrës/ Policia kontrollon nivelin e zhurmave në zonat turistike, asnjë shkelje e konstatuar

Strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, kanë intensifikuar kontrollet në terren për monitorimin e nivelit të zhurmave në zonat turistike të Durrësit dhe Golemit.

Kontrollet vijnë në kuadër të Planit të Masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, si dhe për zbatimin e ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”.

Sipas Policisë, janë organizuar edhe takime informuese me persona fizikë dhe përfaqësues biznesesh që gjenerojnë zhurma nga muzika, me qëllim sensibilizimin për respektimin e rregullave ligjore.

Gjatë ditëve të fundit, janë testuar me pajisje matëse disa ambiente të hapura dhe të mbyllura në zonat më të frekuentuara turistike. Matjet rezultuan brenda kufijve të lejuar të përcaktuar nga legjislacioni për ndotjen akustike.

Gjithashtu, janë kontrolluar edhe respektimi i orarit të lejuar për muzikë, i cili sipas rregullores, në zonat e banuara dhe turistike, lejohet nga ora 11:00 deri në 24:00.

Policia e Durrësit thekson se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë sezonit veror, me qëllim garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për banorët dhe pushuesit.

https://faxweb.al/wp-content/uploads/2025/06/WhatsApp-Video-2025-06-23-at-10.32.02-AM.mp4
Pas

443 kuti të hapura në Tiranë: Rënie votash për PS, PD dhe ‘Mundësinë

Para

E rëndë në Tiranë! Qeni kafshon 3-vjeçarin, nisin hetimet për pronarin

Para
E rëndë në Tiranë! Qeni kafshon 3-vjeçarin, nisin hetimet për pronarin

E rëndë në Tiranë! Qeni kafshon 3-vjeçarin, nisin hetimet për pronarin

 



Të Fundit

Trump shpreh krenarinë për armëpushimin në Lindjen e Mesme

Asambleja e SEPCA-s në Berat, Proda: Bashkëpunimi policor rajonal, thelbësor për sigurinë

Kualifikueset e Botërorit, Duka: Jemi të vendosur dhe besoj plotësisht te skuadra

Tiranë / Megaoperacioni “Blloku 33” vazhdon, kapet një tjetër i kërkuar për drogë

Covid-19 ndalon përparimin e vaksinimeve, miliona fëmijë rrezikohen globalisht

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e “arrestit në shtëpi”

SHBA njofton rihapjen e ambasadës në Jerusalem pas armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit

Rutte thekson mbështetjen e SHBA-së për Nenin 5 në samitin e NATO-s

Ministri Hasani në Samitin e NATO-s në Hagë: Shqipëria riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe vlerëson rolin udhëheqës të SHBA-së

Shpërthim në Gaza, 7 ushtarë izraelitë humbin jetën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.