20:32 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Durrës, Policia vijon kontrollet për nivelin e zhurmave në zonat turistike

12:31 | 01/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasje mes policisë dhe një të riu në aksin Lezhë-Milot, blutë qëllojnë drejt mjetit të tij

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka intensifikuar masat për garantimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë sezonit turistik veror, me fokus të veçantë kontrollin e ndotjes akustike në zonat turistike.

Në zbatim të Planit të Masave për sezonin veror dhe ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar, janë organizuar grupe të posaçme kontrolli në terren. Këto grupe kanë kryer matje të nivelit të zhurmës në ambiente të hapura dhe të mbyllura, për të verifikuar respektimin e kufijve të lejuar.

Rezultatet e matjeve, të kryera sipas procedurës standarde, kanë treguar se niveli i zhurmës ka qenë brenda kufijve të lejuar ligjorë.

Krahas matjeve të zhurmës, Policia ka ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejueshëm të muzikës në ambiente të hapura në zona të banuara. Sipas rregullave në fuqi, muzika në këto ambiente lejohet vetëm nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Paralelisht me kontrollet, janë zhvilluar takime sensibilizuese me persona fizikë dhe juridikë, të cilët në veprimtarinë e tyre gjenerojnë zhurma, për t’i informuar mbi detyrimet ligjore dhe pasojat e shkeljeve të mundshme.

Policia e Durrësit mbetet e përkushtuar për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët dhe turistët, duke ndërhyrë menjëherë ndaj çdo rasti të shkeljes së ligjit dhe ndotjes akustike.

Pas

“Shkatërrues dhe klientelist!”/ Ina Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura

Para

Tiranë /86-vjeçari bie nga pallati dhe humb jetën

Para
Tiranë /86-vjeçari bie nga pallati dhe humb jetën

Tiranë /86-vjeçari bie nga pallati dhe humb jetën

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.