Prej 2 ditësh është prishur një tube në fshatrat Armathe dhe Hamalle, të njësisë administrative Manëz në Durrës, duke i lënë banorët e zonës pa ujë.
Mësohet se banorët e zonës janë ankuar për problemin e tyre dhe kanë telefonuar punonjësit e UKD (Ujësjellës Kanlaizimeve Durrës), por nuk është marrë asnjë masë deri më tani.
Janë rreth 2000 banorë të ketyre dy fshatrave që prej dy ditësh janë pa ujë të pijshëm.
(E.V/Faxweb.al)