Në Gjirin e Lalzit në afërsi të vendit të përcaktuar për grumbullimin e mbetjeve urbane janë mbledhur përsëri banorët e lagjes Ndrekgjin në fshatin Bizë, në shenjë proteste për ndotjen mjdisore me mbetjet urbane.
Sipas banorëve plazhi është shumë afër dhe uji i detit do të tejngopet me infeksion nga mbetjet e dekompozuara. Liqeni, uji i të cilit përdoret për vaditje është afër gjithashtu dhe ujrat e tij të kontaminuara do të kenë impakt të rëndë mjedisor.
Po ashtu kjo lagje nuk merr ujin e pijshëm nga kolektori i ujesjellësit, por përdor puse për ujë të pijshëm, i cili rrezikon të kontaminohet nga helmet e nëndheshme të dekompozimit të mbetjeve.
Ndërkohë Fax News raporton se pas protestave të vazhdueshme , ish-kryebashkiaku i Durrësirt Vangjush Dako ka kërkuar që të takohet me banorët.
Impakti i eres së rende dhe tymit helmues është në gjysmën e zonës se fshatrave të Ishmit. Për shkak të kostos së papërballueshme për t’i çuar mbeturinat në Sharrë, vazhdon që çështja e plehrave të jetë gjendje e jashzakonshme. Kjo shkaktoi protesta të banorëve duke bllokuar kamionët me mbeturina,djegia e te cilave behet prane banesave ku jetojnë.
Banorët në Sukth shprehen se punonjësit e njesise administrative i kane kercenuar me jete. Sipas banorëve do të vijojnë me protesta derisa kjo situate të zgjidhet.