Një tjetër rast është konfirmuar pozitiv me Covid19 në Korçë ndërsa Faxweb.al mëson se është djali i një të moshuare që rezultoi pozitive disa ditë më parë.
Ndërkohë në Durrës është konstatuar një tjetër rast i cili është zbuluar tek një punonjës i Drejtorisë së Shëndetit Publik
Gazetarja e Fax News, Albana Aliaj raporton se i gjithë personeli i laboratorit ka dalë jashtë dhe po kryhet dezifektimi i godinës ndërsa pritet të shpallet karantina për të gjithë punonjësit të cilët kanë bërë mbledhjen e tamponëve në Durrës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)