Është shtyrë sërisht gjyqi ndaj Alket Hatisë. Në seancën e radhës të zhvilluar pak minuta më parë në Gjykatën e Durrësit, prokuroria kërkoi paraqitjen e konkluzioneve të dosjes “Hatija”. Seanca e radhës do të zhvillohet më 16 shkurt.
Alket Hatija i dënuar me 20 vite burg në Itali për trafik droge dhe është kërkuar nga prokuroria ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj ndërsa i pandehuri pretendon se këtë dënim e ka kryer në Shqipëri. Hatija u la i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë para disa muajsh kur u arrestua ndërsa Gjykata e Apelit vendosi rikthimin e vendimit për arrest duke rikthyer çështjen në Gjykatën e Shkallës së parë.\
(M.Q/Faxweb)