Një 21 vjecare ndodhet ne gjendje te rëndë shendetesore, pasi u perplas nga treni.
Ngjarja ka ndodhur pranë tunelit të Rrashbullit, teksa 21 vjecarja Nikita Rama po tentonte të kalonte rrugën në një kalesë të paligjshme.
Mësohet se si pasojë e përplasjes nga treni vajza ka humbur njeren këmbë, ndersa ndodhet në spital në gjendje të rëndë shendetesore.
Policia e cila mbërritur në vendngjarje, ndaloi mashinistin deri në sqarimin e rrethanave.
Pak muaj më pare në të njejtin vend një e moshuarit humbi jetën.
Ajo u perplas nga treni teksa tentoi të kalonte rrugën.
(M.Q/Faxweb)