Kroçera “National Geographic Orion” është ndalur sot për herë të parë në Portin e Durrësit.
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë më shumë informacion mbi këtë vizitë.
Ai bën me dije se kroçera ka sjellë në Shqipëri 108 turistë amerikanë.
Sipas Ramës, për herë të parë Shqipëria është bërë pjesë e këtij itinerari të njohur, që përfshin Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Një linjë e re turistike për Shqipërinë🇦🇱🛳️
🛳️“National Geographic Orion” akostohet për herë të parë në Portin Durrës me 108 turistë amerikanë🇺🇸🫶🇦🇱
🦅Shqipëria është përfshirë për herë të parë në këtë linjë prestigjioze që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë, duke sjellë vëmendjen ndërkombëtare mbi destinacionet tona historike dhe natyrore