Kryetari i komanduar për bashkinë Durrës Zhuljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen nga ky post për arsye shëndetësore. Ai e mori këtë detyrë në datën 1 dhjetor 2019, pas dorëheqjes së Valbona Sakos.
Në krye të bashkisë Durrës pritet të Komandohet Emirjana Sako, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Shërbimeve dhe prej rreth 2 muajsh është emëruar zv. kryetare e Bashkisë.
Kujtojmë se Varfaj erdhi në krye të bashkisë Durrës pas tërmetit të 26-nëntorit, pas dorëheqjes së kryebashkiakes Valbona Sako.
Në atë kohë nënkryetar i Bashkisë, Zhyljen Varfaj u emërua kryetar pasi Valbona Sako dha dorëheqjen për shkak të një lapsusi mediatik, që në fakt i kushtoi shtrenjtë.
‘Ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, pasi në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 viktima’, u shpreh Sako në një televizion.
Discussion about this post