Ulja e ndjeshme e temperaturave në të gjithë vendin ka sjellë sërish dëborë në qytetin bregdetar të Durrësit.
Megjithëse jo shumë intensive, reshjet e borës kanë zbardhur rrugët e qytetit, por deri më tani nuk raportohen probleme me qarkullimin.
Qytetarët e Durrësit kanë përfituar nga ky moment për të bërë foto dhe video të ndryshme.
Kujtojmë se më 5 janar, reshjet e dëborës në këtë qytet u rikthyen pas 7 vitesh mungesë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”712″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]