Kryeministri Rama në janar të këtij viti njoftoi se Durrësi do të ketë një shëtitore të re buzë detit e cila do të jetë një vlerë e shtuar për qytetin, por qytetarët janë dyshues për këtë investim të ri i cili pritet të përfshijë pjesën nga Ura e Dajlanit deri tek Kavalishenca në Plepa dhe pritet të kushtoj përafërsisht 285 milion lekë.
Qytetarët shprehen për Fax Neës se do të ishte më me vend të zgjerohej shëtitorja aktuale dhe të mos zaptohet më tej hapësira publike.
Po ashtu ka edhe qytetarë që e mbështesin dhe i duket një vendim i drejt pasi i nevoitet qytetit të Durrësit.
“Le ta bëjë por nuk e ka bërë drejt. Është gënjeshtar i madh. Ja ku e ke betonin. Shëtitorja është e bukur po do disa parametra.Këtu nuk ka pasur hapësire publike.Për mua është gjë shumë e bukur, por shëtiroja është e domosdoshme për qytetarët” – u shprehen ato.
Kjo lungomare, pritet të ketë ndikim edhe tek bizneset e zonës, kryesisht hotelet dhe baret, të cilat deri më tani nuk janë shprehur publikisjt por jashtë kamerave tregojnë se klientela është ulur ndjeshëm për shkak të “dunave të rërës” dhe punimeve.