“Njerëz të mirë, familje shumë e mirë”, këto janë dëshmitë e dhëna nga ana e komshinjve të vëllezërve Haxhia që humbën jetën në një átentat gjatë ditës së djeshme në Durrës. Ata thonë se djali i vogël sapo kishte mbaruar shkollën, ndërkohë që të madhin e njohin më pak për shkak se ka qenë për shumë vite në emigrim.
“Janë familje me edukatë dhe me kulturë, ne nuk dimë që të kenë pasur konflike, kam shumë vite që i njoh dhe nuk kemi dëgjuar gjë, djali i vogël sa kishte mbaruar shkollën, i madhi hapi biznesin e vetë, ishte në terezinë e vetë”, shprehet një prej të njohurve të familjes Haxhia.
“Familje të mirë, njerëz të mirë kanë qenë, sidomos ai i vogli, që kemi pas pagu ujë e drita, më dhemb zemra për të, ka qenë shumë çun i mirë, nuk e dimë se nga i ka ardhur kjo punë”, shprehet disa zonja të tjera.
Janë duke avancuar hetimet për zbulimin e vrásësve të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia nga Puka pranë tregut të makinave në Shën Vlash të Durrësit, ditën e djeshme, me átentat.
Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve të zonës dhe ka dyshime se autorët kanë qëlluar mbi ta nga një makinë Toyota ngjyrë gri të errët. Autorët i kanë qèlluar pa pushim nga të gjitha anët dhe víktimat dukej se nuk do të kishin shpëtim nga një sùlm i tillë që i ka zënë në befasi.
Mbi dy vëllezërit në Golfin gri, është qëlluar me brèshëri nga dy persona, por ata nuk është mundur të identifikohen nga pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë kqyrur derimë tani.
Policia ka shoqëruar rreth 54 persona lidhur me vrásjen, dëshmitarë okularë dhe persona që i njihnin ata. Po ashtu mes personave të shoqëruar janë edhe rojet e parkingut të makinave, si dhe të një subjekti tjetër që ndodhet në zonë.
Sipas burimeve nga grupi hetimor ka gjetur 55 gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe dyshohet të jetë qëlluar nga dy ármë të ndryshme, ndërsa mbetet e paqartë sesi autorët arritën të largoheshin nga vendngjarja, në një kohë kur supozohet që efektivë të shumtë të jenë në rrugë.
Mësohet se vëllai i Viktorit, Besmiri ka qenë me prècedent penalë jashtë vendit dhe njihet edhe me nofkën Miri i Kolës. Burimet pranë tyre thonë se ai ka jetuar në Hollandë për një kohë të caktuar ku edhe është marre me biznes dhe më pas është kthyer në Shqipëri.
Dyshimet janë hedhur se ai ka qënë objektivi i átentatit, që i ka marrë jetën edhe të vëllait. Ngjarja ndodhi në një zonë të populluar të Durrësit, dhe shpresat janë që të ketë dëshmitarë që mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve, edhe pse gjithçka duket të ketë qenë e mirëmenduar. (E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post