13:53 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Durrësi si Venecia’, Vangjush Dako bën përgjegjës Zotin

09:00 | 21/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Durrësi si Venecia’, Vangjush Dako bën përgjegjës Zotin

Prej disa ditësh Durrësi, si disa qytete të tjera në vend vuan pasojat e përmbytjeve.

E megjithatë kreu i Bashkisë Vangjush Dako thotë se e ka të pamundur të frenojë përmbytjet kur ka reshje në përmasa të tilla. Qytetarët e kanë quajtur jo me pak ironi Durrësin si një Venecia, për shkak se shumica e rrugëve të qytetit ishin nën pushtetin e ujit.

Mirëpo duket se për situatën përgjegjës është vetëm Zoti, dhe mbase situata mund të përsëritet sërish.

“Shirat që ranë ditën e djeshme ishin të një sasie shumë të madhe dhe të papërballueshme për kapacitetet që ne kemi. Shpresojmë të mos kemi më shira të atij niveli që të mos kemi përmbytje. Dua të theksoj që shirat jo vetëm që zgjatën 4 orë pa pushim,por kishin edhe një intensitet shumë të madh”– deklaroi Dako për emisionin e Eni Vasilit.

Kryebashkiaku thotë se institucioni që ai drejton nuk ka kapacitete për të përballuar e vetme këtë situatë.

“Shpresojmë që reshjet të jenë sa më të ulëta që të mos ketë përmbytje. Në rast se reshjet do të jenë si ato të djeshmet përsëri do të kemi një situatë të rënduar.

Kjo situatë nuk është në dorën e kryetarit, është një situatë e cila për fat të keq e ka qyteti i Durrësit, pasi është një qytet nën nivelin e detit dhe ne të gjitha shkarkimet i bëjmë në det dhe në momentin kur deti është i fryrë është me erë dhe ka dallgë, tubacionet që shkarkojnë në det janë poshtë atij niveli dhe i gjithë uji kthehet mbrapsht dhe qyteti përmbytet.

Nga ana tjetër edhe në zonën perëndimore të shtetit, në zonën e Durrësit të Ri dhe ish-kënetës janë gjithë kanalet që çojnë tubacionet dhe kolektorët në hidrovor. Me stacionet e pompimit që kemi, me ato kapacitete që kemi ne mund të përballojmë vetëm një sasi të caktuar, por jo për ta hequr ujin totalisht”- tha Dako.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: Durresiedi ramaVangjush Dako
Pas

Grabitet makina e policit në Vlorë, hajdutët e përplasin dhe largohen

Para

Fier, i burgosuri pret tiganin dhe prodhon thikë në qeli

Para
Fier, i burgosuri pret tiganin dhe prodhon thikë në qeli

Fier, i burgosuri pret tiganin dhe prodhon thikë në qeli

Discussion about this post

 



Të Fundit

67-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesën e saj, dyshohet vdekje natyrale

Manja: Zjarret kriminale, kërcënim për turizmin dhe jetën në Lezhë

Vengu: Forcat Komando, 30 vite krenari e Forcave të Armatosura

“Rrugorja” e Lezhës bë bilancin për qershorin: U arrestuar 19 drejtues mjetesh dhe u vendosën rreth 3200 gjoba

Sezoni turistik – Policia monitoron zhurmat në zonat turistike në Gjirokastër, bizneset nën kontroll me matës akustik

Hyn në fuqi marrëveshja SHBA-BM për uljen e tarifave për prodhuesit britanikë të automjeteve

Kurti merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit në Shkup

Tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga dhe 500 euro pa i deklaruar, procedohen dy persona

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga bajpasi i Vlorës

Dortmund i prish punë Milanit, futet në garë për Ardon Jasharin! Brugge kërkon 35 mln euro

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.