Prej 3 ditësh qyteti i Durrësit është pa ujë pas një problemi në një tubacion. Sipas përgjegjësit të mirëmbajtjes së Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës, inxhinieri Gerald Dautaj tha se shkak është bërë çarja e tubacionit kryesor në afërsi të stacionit të Fushë Kuqes.
Po kështu Dautaj sqaron se dëmtimi është riparuar dhe se nesër nëpër rubineta qytetarët do të kenë ujë të pijshëm, shkruan një portal online.
Njëkohësisht mungesën e ujit të pijshëm nëpër rubineta po e vuajnë më së shumti banorët të cilët janë dyndur në çezmën publike të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, por aty uji vjen jo i pastër për t’u konsumuar.
Rrjeti që furnizon me ujë qytetin e Durrësit daton prej më shumë se 40 vitesh, dhe amortizimi për shkak të vjetërsisë ka sjellë difekte të shpeshta në linjën nga Fushë Kuqja deri në Durrës. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post