Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është shprehur se nëse është e nevojshme do të vrasë shumë më shumë nga sa ka vrarë në luftën kundër drogës.
Ai ka bërë me dije se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që autorizon ushtrinë për t’u bashkuar në luftën kundër trafikut të drogës e që cenon “sigurinë kombëtare”.
“Ju rrjedh gjak për atë bir kurve! Sa? 3000? Unë do të vras më shumë në qoftë se është e nevojshme për të hequr qafe përdoruesit e drogës. Mendova se do ta përfundoj fushatën brenda gjashtë muajve!”, mësohet të ketë thënë ai.
Ky reagim vjen pasi Ministria e Mbrojtjes i kërkoi Presidentit që t’i hapte rrugë trupave ushtarake të angazhoheshin në luftën kundër drogës, e cila u shpreh se ishte nevoja e një urdhri ekzekutiv për këtë rast.
Më shumë se 7.000 njerëz llogaritet të jenë vrarë gjatë kësaj lufte që ka ndërmarrë Duterte, që me ardhjen në pushtet 7 muaj më parë. (XH.A/SHUPLAKA)