Kryetari i Gjykatës së Lartë Z.Ardian Dvorani, ka reaguar me një deklaratë për mediat në lidhje me veprimtarine e Gjykates se Lartë, pas emërimit edhe të anëtarëve të rinj.
Në deklaratë thuhet se me emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti, ndaj ka filluar dhe po vijon me intensitet punën për shqyrtimin e çështjeve.
Kujtojmë se çështja Dvorani ka sjëllë një debat të madh në arënën politike sa i përket emërimit të anëtarëve të ri në sistemin e drejtësisë dhe institucionet e reja të drejtësisë.
Deklarata e plotë
“Këto ditë dhe pa vonesë do të bëhen publike dhe do të vihen në zbatim të gjitha objektivat e këtij bashkëpunimi.Gjykata e Lartë prej kohësh ka kryer punë përgatitore dhe ka marrë masa për të mundësuar funksionimin e saj me të gjitha kapacitetet e mundshme.
Tashmë me emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti, ndaj ka filluar dhe po vijon me intensitet punën për shqyrtimin e çëajtjeve.
Ndëekohë jemi të vendosur dhe të angazhuar që së bashku me KLGJ, JFA, EURALIUS dhe institucione të tjera ndërkombëtare, të marrim dhe të zbatojmë çdo masë që i shërben jo vetëm cilësisë së dhënies së drejtësisë por edhe përshpejtimit dhe rritjes së numrit të çështjeve që prej vitesh presim të shqyrtohen”.