Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë informon mbi disa ngjarje të ndodhura në kryeqytet dhe rrethina, për të cilat janë marrë masa procedurale përkatëse:
- U arrestua shtetasi Gj. I., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen e tij.
- U arrestua shtetasi J. Ç., 29 vjeç, për ngacmim seksual dhe vjedhje të një 30-vjeçareje.
- Filloi procedimi në gjendje të lirë për dy të mitur (14 dhe 16 vjeç) pas një konflikti fizik mes tyre.
- U arrestua E. D., 41 vjeç, i dënuar për moskallëzim krimi. U shpall në kërkim një 17-vjeçar që dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës një 20-vjeçar.
- Në Fushë Krujë, u arrestua D. Z., 28 vjeç, pasi goditi një punonjës policie gjatë shoqërimit.
- U kap shtetasi A. M., 34 vjeç, i dënuar me 10 muaj burg për drejtim të parregullt të mjetit.
- U arrestua M. D., 33 vjeç, pas një aksidenti me biçikletë ku mbeti i dëmtuar një 76-vjeçar.
- Po hetohen rastet e një goditjeje në rrugë dhe një vjedhjeje në një banesë me qira.
- Në KZAZ nr. 32 u shoqëruan 7 shtetas për një konflikt mes vëzhguesish politikë.
- Një 17-vjeçar kallëzoi se është kanosur në rrjetet sociale nga një person ende i paidentifikuar.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.