Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për FaxNews, e pyetur për krizën institucionale ndërmjet presidentit dhe Kuvendit, i dha protësisht të drejtë Ilir Metës.
Sipas Kryemadhit, presidenti ka filluar që ta vraë ndërgjegja për modestinë e tepruar që ka treguar ndaj zotit Rama, duke i lënë atij të kapte Reformën në Drejtësi.
Ndërkaq Kryemadhi shtoi se nuk kam asnjë lloj dyshimi për Dvoranin që Dvorani ka bërë lojën e Ëngjëll Agacit dhe se Rama nuk e kupton këtë lojë.
“Nuk mendoj që është zoti Rama në këtë lojë, zoti Rama nuk e kupton fare se çfarë ka ndodhur, mendoj që është zoti Ëngjëll Agaci dhe e gjithë beteja për gjykatën kushtetuese ka të bëjë për kontrollin e shtetit dhe kontrollin e bandave dhe krimit të organizuar në gjykatën kushtetuese sepse gjykata kushtetuese tashmë do të ketë një rol tjetër me reformën në drejtësi por zoti Rama është peng i zotit Agaci dhe zoti Agaci si një avokat i shquar i shumë grupeve kriminale në Itali të cilat po fitojnë dhe po gjejnë shtrirje për biznesin e vogël shqiptar dhe besoj se është një nga elementët kryesorë i cili i shërben kapjes së reformës në Shqipëri nga grupet kriminale.”- u shpreh Kryemadhi.
Gjykata Kushtetuese tregoi edhe njëherë krizën institucionale, Presidenti refuzoi të betonte Arta Vorpsin nga ana tjetër është ngritur një padi për Kryetarin e KED-së, Kuvendi nga ana tjetër ka një komision hetimor ku ka bashkuar dy çështje për shkarkimin e Presidentit. A mendoni se Presidenti ka gabuar diku apo mund të themi që u bën opozitë ndoshta edhe më të fortë se ju?
Jo, Presidentin kam përshtypjen se ka filluar ta vrasë ndërgjegjja për modestinë e tepruar që ka treguar ndaj Z. Rama, duke I lënë atij që të kapte Reformën në Drejtësi dhe sot e kuptoj se çfarë plani ka pasur që në momentin që ka filluar historia, që kur ishte kryetar parlamenti dhe duhej që ta drejtonte reformën në drejtësi por modestia e tepruar që kur përjashtoi ministrinë e drejtësisë që duhet të ishte dhe ajo pjesë e hartimit të reformës jo sepse e drejtonte LSI sepse LSI nuk është marrë asnjëherë dhe nuk ka propozuar asnjëherë nuk do të thotë që është jashtë atij procesi qëkur u kap si proces dhe kur u kujtuan pastaj e kishin shumë më të vështirë qëkur lejuan që ekspertja numër një për reformën në drejtësi ishte Romana Vlahutin dhe me thënë të drejtën ne të gjithë e dimë që ajo është eksperte për gjëra të tjera dhe vetëm për reformën në drejtësi nuk.
Tjetra që dua të them është se unë nuk kam asnjë lloj dyshimi për Dvoranin që Dvorani ka bërë lojën e Ëngjëll Agacit, nuk mendoj që është zoti Rama në këtë lojë, zoti Rama nuk e kupton fare se çfarë ka ndodhur, mendoj që është zoti Ëngjëll Agaci dhe e gjithë beteja për gjykatën kushtetuese ka të bëjë për kontrollin e shtetit dhe kontrollin e bandave dhe krimit të organizuar në gjykatën kushtetuese sepse gjykata kushtetuese tashmë do të ketë një rol tjetër me reformën në drejtësi por zoti Rama është peng i zotit Agaci dhe zoti Agaci si një avokat i shquar i shumë grupeve kriminale në Itali të cilat po fitojnë dhe po gjejnë shtrirje për biznesin e vogël shqiptar dhe besoj se është një nga elementët kryesorë i cili i shërben kapjes së reformës në Shqipëri nga grupet kriminale.
(M.Q/Faxweb.al)